Gjeka: Pakicat në Kosovë kanë të drejta që asnjë vend tjetër nuk i ka (video)

Gjeka: Pakicat në Kosovë kanë të drejta që asnjë vend tjetër nuk i ka

Fatmir Gjeka, ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi, tha se pakicat në Kosovë kanë të drejta që asnjë vend tjetër nuk i ka, as në rajon, Evropë dhe më gjerë.

Ai tha në një intervistë për RTK, se këto të drejta që u janë dhënë minoriteteve në Kosovë, nuk i kanë shqiptarët në Mal të Zi.

“Ne nuk kemi vende të garantuara në Kuvendin e Malit të Zi, sikur minoritetet që i kanë në Kosovë, kemi vetëm heqje të pragut zgjedhor”, tha Gjeka.

Ai tha se presin investime të jashtme duke përfshirë edhe investimet nga diaspora.

Gjeka ka ftuar kosovarët të investojnë në Mal të Zi dhe Ulqin. Sipas tij, investimet nga Kosova tani janë në shuma të larta.