Gjukanoviq uron Kosovën për aplikim në BE

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka vlerësuar lajm të mrekullueshëm marrjen e statusit kandidat të Bosnje e Hercegovinës dhe dorëzimin e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE.

“Lajm i mrekullueshëm për rajonin nga miqtë dhe partnerët tanë evropianë. Urime BeH për marrjen e statusit kandidat. I merituar dhe i rëndësishëm për prosperitetin e të gjithë qytetarëve. Urime Kosovës për liberalizimin e vizave dhe dorëzimin e aplikacionit për anëtarësim – hapi i parë drejt së ardhmes evropiane”, ka shkruar Gjukanoviq në Twitter.