Hotjanet në SHBA mbajnë piknikun Vjetor 2018

Mërgimtarët nga Hoti i Plavës do të mbajnë piknikun e tyre Vjetor me datën 17 Qershor 2018. Është kjo edhe një mënyrë tjetër e përafrimit dhe tubimit në mërgim në mes familjeve  dhe të vëllazërisë së gjërë të Hotit të Plavës.

Në këtë mënyrë takohemi në mes veti në natyrë dhe gjithsesi të njoftohen në mes veti gjenerata e lindura dhe rritura ne mërgim. Ftojmë hotjanet që të marrin pjesë masovikisht që kjo ditë të mbetet në kujtimet tona per kohë të gjatë si dikur në vatrat tona për rreth sofrës hotjane si vëllezër që jemi:

Pikniku mbahet me datën 17 Qershor 2018 duke filluar nga ora 10:00AM në në  Franklin D. Roosevelt State Park qe gjendet ne këtë adresë: 2957 Crompond Rd, Yorktown Heights, NY 10598 .

JU MIREPRESIM

Foto nga pikniku i vitit te kaluar 2017 te hotjanve