Ilir Meta të hënën në Mal të Zi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi, njoftojnë disa media malazeze. Në njoftim thuhet se presidenti Meta do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të shtetit si dhe ato të partive shqiptare që veprojnë në Mal të Zi. Herën e fundit Meta në Mal të Zi ishte në muajin nëntor , kur mori pjesë në organizimin për festën e flamurit n Rozhajë.