Komuniteti shqiptaro – amerikan për Julie Killian

Ftojmë të gjithë shqiptaro-amerikanet që jetojnë në Westchester County New York  të votojnë për kandidaten  Republikane Julie Killian.

Komuniteti shqiptaro amerikan ka vendosur që kësaj radhe ne si komunitet te votojmë si bllok të bashkuar për interesa të komunitetit tonë. Kandidatja Julie Killian ka dhënë premtimet e saj në takim me komitetin tonë se znj Killian do të jetë në shërbim të interesave shqiptare dhe komunitetit shqiptaro – amerikan . Andaj mos hezitoni dhe bëhu edhe ti me votën tënde  pjesë e bashkimit dhe forcimit dhe te faktorizimit  të diasporës tonë duke votuar për interesat e komunitetit duke VOTUAR kandidaten republikane Julie Killian.

Kjo garë është shume e ngushtë ne garim dhe rezultat bazuar ne analizat e gjertanishme mediatike andaj çdo votë ka peshën e vete; Del Voto JULIE KILLIAN ,NY Senate District 37 @ NY State Senate https://www.nysenate.gov/district/37