Koncert madhështor i TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life” me rastin e 10 Vjetorit

TV dhe Shkolla Shqipe “Alba Life” organizojnë koncert madhështor me rastin e 10 vjetorit ne Symphony Space ne Manhattan diten e diele, me daten 29 prill 2018.
Ne këtë koncert marrin pjese artiste te shquar shqiptare si: Frederik Ndoci, Lindita Mezini Lole, Deshira Ahmeti Kerliu, Merita Halili, Raif Hyseni, Arian Kerliu, Haxhi Maqellara, Hajro Ceka, Riad Ymeri, Ergin Oda, Bledar Maqellara, aktori I mirenjohur Pajazit Murtishi , instrumentiste te talentuar, Petrika Melo, Gusti Daija, Gjilberta Lucaj, Igli Tuga, Lule Ballata, Mialtin Zhezha, Elona Muca, Ida Trebicka dhe Leke Salihu.
Ne këtë koncert do te marrin pjese “Ansambli I Valleve” Hasan Prishtina nga Waterburry, Connecticut si dhe kori I Shkollës Shqipe “Alba Life” ne New York me soliste Kristina Melo te drejtuar nga sopranoja e shquar Deshira Ahmeti Kerliu.
I ftuar special NE KETE MBREMJE SPEKTAKOLARE nga Tirana është aktori, komediani dhe regjisori I showt “Al Pazar”, artisti I shquar Agron Llakaj I cili do te jete dhe moderator i koncertit madhështor.