Kuka paralajmëron kalimin e xhudistëve elitarë në ushtrinë e vendit

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes i Republikës së Kosovës vizitoi ekipin e xhudos në Zagreb të Kroacisë, atje ku po mbahet European Open, garë në të cilën Kosova po paraqitet me gjashtë xhudistë.

Laura Fazliu sot fitoi medaljen e artë në këtë garë, duke treguar performanca të mëdha.

Trajneri i xhudos në Facebook ka paralajmëruar një kalim të xhudistëve elitarë të Kosovës në forcat elitare të Republikës së Kosovës. 

“E ndërkohë ekipin tonë e vizitoj Ministri i mbrojtjes Armend Mehaj!Gjatë qëndrimit të tij në Kroaci Ministri gjeti kohë të vizitoj ekipin tonë atje!Së shpejti Xhudistët Elitarë sipas modeleve të shumë shteteve do jenë pjesë e forcave Elitare të ushtrisë sonë,në forma dhe modele si shteti Kroat apo ndonjë model tjetër!Kosova mbi të gjitha” – shkroi Kuka.

Sukseset e xhudos janë tashmë të panumërta, ndërsa është sporti më i trofeshëm në Kosovë me medalje nga Kampionate Botërore, Evropiane e nga Olimpiada.