Kurti takohet me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë,  Ferhat Dinosha.

Fqinjësia e mirë është prioritet i qeverisë së re, tha Kurti, dhe të dy vendet duhet të shkëmbejnë përvojat me qëllim krijimin e raporteve të sinqerta fqinjësore. Ambasadori Dinosha i shprehu kryeministrit Kurti urimet e vendit të tij, duke përcjellë edhe urimin e kryeministrit, Dushko Markoviq dhe të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi. Sfidat me të cilat ballafaqohen të dy vendet në shumicën e rasteve janë të ngjashme ose të njëjta, prandaj edhe mësimet që mund të merren nga pervojat e dyanëshme janë me vlerë dhe në shërbim të zhvillimit të mëtejshëm , u konstatua në takim.

Mediet në këtë takim janë lejuar të marrin vetëm pamje.