LAJM MORTOR NGA FAMILJA KOLINA

Me pikëllim të thellë njoftojmë se sot me 28 Dhjetor 2017 në vendlindje ne moshen 92 vjecare ndërroj jetë

ADEM SELMAN KOLINA
(1925-2017)

Varrimi i të ndierit Adem do të bëhet në vendlindjen në Guci dhe do ju njoftojmë këtu në faqen Plava e Gucia Sot për kohen e sakët pasi që pritet ardhja e pjesëtarëve te familjes të të ndierit Adem nga diaspora.
Të pikëlluarit; bashkëshortja Nurija, djemtë Jusufi, Jonuzi Ibrahimi dhe Hamdija, vajza Naxhija, dhëndri Ragipi, rejat, nipat, mbesat dhe familja e gjërë Kolina dhe të afërmit e të ndierit.
Adem Kolina shquhej për një atdhetar të denjë që krenohej me rrënjët e veta shqiptare dhe ishte prezent gjithnjë në çdo manifestim dhe gëzim familjar dhe shoqëror të trevës tonë.

Redaksi e Faqes Plava e Gucia Sot, familjes Kolina i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta