Letra e dytë e hapur presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden

Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e SHBA-  dialog dhezgjidhjen e konfliktit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ështëqenësore

Nga MA. AGIM ALIÇKAJ

Nju Jork, Me 3 Janar 2022         

I nderuar Zoti President Biden, 

        Si shumë shqiptaro-amerikanë të tjerë, unë votova për junë zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, edhe pse jam republikan i regjistruar. Vota ime ishte e bazuar në respektin e madh për shërbimin tuaj të gjatë për popullin amerikan dhe dyçështje tjera shumë të rëndësishme, njëra e brendshme e tjetrandërkombëtare. Çështja e brendshme ishte e fokusuar nëafrimin dhe bashkimin e popullit amerikan pas vitesh përçarjeekstreme; dhe e dyta ishte shpresa se do t’i kushtoni vëmendjemë të madhe situates në Ballkan. Besoj se për të parën duhetmë shumë kohë sepse është proces i vazhdueshëm. Fatkeqësisht, çështja e dytë nuk është as afër ndonjë zgjidhjejetë drejt e të qëndrueshme.

         Në letrën time të parë të hapur që ju dërgova menjëherëpasi që ju u bëtë President, unë paraqita arsyet pse SHBA-ja dhe ju personalisht duhet të angazhoheni drejtpërdrejt  nëBallkan dhe zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Meqë të gjitha argumentet e bëra atëherë vlejnë edhe sot, po e jap qasjen: https://gazetadielli.com/leter-presidentit-biden/

        Që nga ajo letër, shteti hegjemonist shovinist serb, imbështetur nga Rusia, po vazhdon sjelljen e tij destruktive, me urrejtje dhe armiqësi të hapur ndaj popullit shqiptar, si dhedestabilizimin e Kosovës, Bosnjës. Malit të Zi dheMaqedonisë së Veriut. Sunduesit e Serbisë, kriminelët e mundshëm Vuçiq, Daçiq dhe Vulin po ndjekin të njëjtatpolitika të mentorëve të tyre, kriminelëve të luftësMillosheviç, Karaxhiç dhe Mladiq. Ata po punojnë ngushtëme Rusinë dhe Kinën kundër interesave të SHBA-së dhe BE-së në Evropën Juglindore.

        Diplomatët perëndimorë  po përpiqen pa sukses tëtërhjekin Serbinë nga aleanca me Rusinë dhe Kinën në kurriztë popullit shqiptar. Z. Josep Borrell dhe z. Miroslav Lajçakpërgjegjës për dialogun, po veprojnë më shumë si agjentëserbë sesa ndërmjetës të paanshëm. Me pesë vende evropianeqë nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës, Be-ja nuk ka mundësi të sjellë asnjë zgjidhje. Përfaqësuesit dhepopulli i Kosovës kanë arsyje shumë të forta për të mos ibesuar BE-së. Historikisht, Evropa ka toleruar ose mundësuartre gjenocide ( rreth viteve 1887, 1912 dhe 1945) të Serbisëkundër popullit shqiptar.

        SHBA-të janë shpresa e vetme për një zgjidhje afatgjatetë konfliktit. Megjithatë, politika e administratës suaj nëBallkan, edhe pas emërimit të ambasadorëve të fuqishëm nëPrishtinë dhe Beograd, si dhe të dërguarit special me përvojëpër Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar, është endeshumë e paqartë dhe e paqëndrueshme.

        Nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga SHBA-të përliderët e pakorruptuar, të aftë, me arsim të lartë, me shumëpërvojë, properëndimorë të Kosovës, Presidenten VjosaOsmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Pas më shumë  se njëdekade keqmenaxhimi nga ish qeveritë e korruptuara dhe tëshantazhuara të Kosovës, ata po mundohen shumë tëzhvillojnë ekonominë, të luftojnë korrupsionin dhe tëndërtojnë demokracinë, si dhe të përballen me përpjekjetserbe për ta destabilizuar dhe shkatërruar shtetin e Kosovës.

        Ata po përpiqen të bëjnë çdo gjë siç duhet në koordinimtë afërt me Perëndimin dhe nuk po vlerësohen. Nga ana tjetërserbët e udhëhequr nga Vuçiq po i bëjnë të gjitha të këqijat nëtë gjitha mënyrat dhe po konsiderohen normal ngapërfaqësuesit ndërkombëtarë.

        Dialogu midis  Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar ngaEvropa për 13 vjet, ka dështuar plotësisht. Shumica e 30 marrëveshjeve të nënshkruara nuk zbatohen nga Serbia. Përfaqësuesit evropian po i bëjnë presion Kosovës për tërespektuar vetëm një marrëveshje të dëmshme antikushtetuesepër formimin e “asociacionit të pastër etnik serb”. Një shtetmultietnik me entitete të pastra etnike nuk ka kurrëfarëkuptimi dhe është kundër vlerave dhe politikave amerikanedhe evropiane. Ende ka përkrahje të kërkesës mizore serbe përndryshim kufijsh dhe ndarje të Kosovës. Praktikisht, Qeverisësë Kosovës po i bëhet presion që të pranojë shkatërrimin e shtetit të vet.

        Përfaqësuesit tanë amerikanë po e tolerojnë këtë politikëtë padrejtë dhe të dështuar. Ju lutem zoti President, kërkoninga ata që të mos i bëjnë presion liderëve të Kosovës për tëkrijuar asociacion të pastër etnikisht serb dhe për të pranuarçfarëdo ndryshimi të kufijve. Ata nuk mund ta pranojnë këtëgjë sepse kjo paraqet tradhëti ndaj interesave shtetërore dhekombëtare. Prandaj edhe populli shumicë i Kosovës i votoi atanë mënyrë demokratike. Për më tepër, ky popull nuk do tëheqë dorë kurrë nga liria e tij e fituar me gjak dhe sakrifica tëshumta.

        Marrëveshja e Shtëpisë së Bardhë e 4 Shtatorit 2020, e organizuar nga ambasadori amerikan jodiplomatik proserb, z. Richard Grenell, është gjithashtu dështim në mënyra tëndryshme. Kjo e ashtuquajtur “Marrëveshje për normalizimekonomik” është plotësisht e parealizueshme përderisaagresori serb nuk ia njeh të drejtën viktimës (Kosovës) për tëekzistuar. Për më keq, barazimi në mes të së drejtës sëKosovës për të kërkuar njohje dhe përpjekjeve armiqësore tëSerbisë për ti bllokuar ato, ishte i gabuar dhe ofendues. E vetmja gjë e mirë e takimit në Uashington ishte njohja e vonuar e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli. Ndërkohë Kosovaka hapur ambasadën në Jerusalem, ndërsa Serbia nuk e ka as ndërmend ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi nëJerusalem.

        Realiteti është se zoti Grenell orkestroi marrëveshjen përnevojat e fushatës zgjedhore të ish-Presidentit Trump për ta paraqitur ate si një “paqebërës” të madh.

Të gjithë serbo-amerikanët e mbështetën Trumpin. Pothuajsetë gjithë shqiptaro-amerikanët (demokrat dhe republikanë) jumbështetën juve. Ne fituam dhe ata humbën. Qëllimi imarrëveshjes së Uashingtonit ka përfunduar me zgjedhjen tuajPresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

        Vendimi i Departamentit të shtetit për shpalljen “non-grata” të disa bosëve serbë të krimit të organizuar në pjesënveriore të Kosovës është me vend dhe i rëndësishëm. Do tëndihmojë shumë në luftimin e korrupsionit dhe krimit tëorganizuar si dhe zhvillimin e demokracisë në Ballkan. Ështënevojë e ngutshme që edhe kriminelë tjerë dhe lider tëkorruptuar të Ballkanit të futen në këtë listë.

        Edhe pa njohjen e pavarësisë nga Serbia, Republika e Kosovës është në rrugë të drejt për t’u bërë një shtet iqëndrueshëm demokratik properëndimor. Pengesë kryesore e cila po vështirëson gjithçka është sjellja destruktive e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe e kryeministrit tëShqipërisë Edi Rama. Pasi nuk arritën ta ndajnë dheshkatërrojnë Kosovën, ata kan zbuluar një projekt tjetër për tëizoluar dhe dominuar Kosovën, për të krijuar përbindëshin“Serbi e Madhe”, si dhe për të futur Shqipërinë dhe Serbinë nëbllokun rus.

        Shumica e popullit shqiptar është kundër këtij projekti tëerrët. Ai ju kujton atyre politikën mashtruese të “kufijve tëhapur” midis shteteve komuniste, të shpallur nga komunistëtgjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, e cila i kushtoi popullitshqiptar me më shumë se 50 mijë viktima të pafajshme. Ky ishte gjenocidi i tretë serb mbi popullin shqiptar.

        Vuçiq, Rama dhe shumë zyrtar tjerë që ju shërbejnëatyre, janë gjithashtu të përfshirë në korrupsion dhe të lidhurme elementë kriminal në të dyja shtetet, të Serbisë dheShqipërisë. Ata po e minojnë demokracinë dhe po punojnëdrejtpëdrejt kundër interesave të BE-së dhe SHBA-ve nëBallkan. Ata duhet të ndalen me çdo kusht. Për fillim, ata janëkandidatë shumë të mirë për statusin “non-grata”.

        Deklarimi “persona non grata” nga SHBA-të i ish-lideritantikomunist pro-amerikan të Partisë Demokratike tëShqipërisë, z. Sali Berisha, i cili mbajti edhe dy postet e Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, duket ipanevojshëm dhe jopërfitues për interesat amerikane nëBallkan. Sigurisht që, ishte në të drejtën e Departamentit tëShtetit ta bënte këtë dhe ata nuk kan nevojë ta dokumentojnëvendimin e tyre.

        Por, edhe pas shtatë muajsh, nuk ka asnjë fakt tëbesueshëm të dëshmuar për ta vërtetuar korrupsionin dhendonjë sjellje të tij kriminale. Sipas standardeve tonaamerikane, çdokush është i pafajshëm derisa të provohetfajësia e tij.  Ai ishte jashtë pushtetit për tetë vitet e fundit. Nuk është qëllim i imi të mbroj zotin Berisha. Përkundrazi, vetëm do të doja të theksoja rolin e tij të rëndësishëm nëperiudhën postkomuniste. Ai e orientoi Shqipërinë tërësishtdrejt Perëndimit, duke e anëtarsuar në NATO dhe duke siguruar liberalizimin e vizave. Përkrahësit e tij të shumtë nëmbarë Trojet shqiptare janë me shumicë antikomunistë dheproamerikanë. Një pjesë e madhe e tyre ishin të persekutuardhe të burgosur politikë të cilët humbën edhe anëtarë tëfamiljeve nga kthetrat komuniste në Shqipëri.

        Shumica e anëtarëve të Partisë Socialiste të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Rama, kanë nostalgji për epokënkomuniste me prirje më shumë pro ruse sesa pro amerikane. Alternativa e zotit Berisha brenda partisë Demokratike tëShqipërisë, z. Lulzim Basha është treguar lider shumë i dobëtdhe i dështuar, pa karakteristika drejtuese. Me gjithë të miratdhe të këqijat, zoti Berisha dhe mbështetësit e tij duket se janëbasti ynë më i mirë në Shqipëri, në këtë kohë. Duhetshpresuar se e ardhmja do të sjellë liderë më të mire dhe tëpakorruptuar në Shqipëri, si znj. Vjosa Osmani dhe z. Albin Kurti në Kosovë.

        Përfundimisht, është fakt i pamohueshëm se shqiptarët e duan dhe e respektojnë Amerikën më shumë se çdo kombtjetër në botë, ndërkohë që të gjithë e dinë se shumica e populllit serb e mban gjithmonë anën e Rusisë para Amerikës. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë.

        Për ti mbrojtur interesat strategjike amerikane dhepër ta përfunduar me sukses investimin amerikan Kosovë, ka ardhur koha  SHBA-   marrin pjesëdrejtpërdrejt  dialog. Ka ardhur koha  vendi proamerikan  botë Kosova anëtarsohet  NATO, binden pesë vendet e mbetura  BE-  ta njohinpavarësinë e Kosovës miratohet liberalizimi i vizavedhe  fillojë procesi i gjatë i hyrjes  Kosovës Bashkimin Evropian

        Vetëm Amerika, e udhëhequr nga ju zoti President, mund ta bëjë këtë.

        Kombi shqiptar është ndarë padrejtësisht dhe çnjerëzishti detyruar të jeton në 6 shtete të ndryshme të Ballkanit. Krejtçka dëshiron populli shqiptar është që të mund të ekzistojëdhe të jetojë i lirë në shtëpitë e veta në trojet stërgjyshore, qët’i ketë të garantuara të drejtat e tij njerëzore dhe nacionalekudo, që të mund të komunikojë pa pengesa dhe të merr frymëlirshëm si një komb i të njëjtit gjak, gjuhë dhe prejardhjekombëtare.

Gëzuar Vitin e Ri 2022 zoti President!

Zoti ju bekoftë ju, familjen tuaj dhe kombin amerikan!

Zoti e bekoftë kombin shqiptar!