Mali i Zi ndryshohen dhe plotësohen masat e përkohshme të Trupit nacional koordinues për sëmundje infektive

Trupi nacional koordinues për sëmundje infektive, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën më 8 prill 2020, duke analizuar situatën epidemiologjike në Mal të Zi, ka konstatuar shtim (rritje) të dukshëm të numrit të qytetarëve në rrugët dhe sipërfaqet publike në dy ditët e fundit, gjendje kjo që paraqet nivel të palejueshëm dhe shkelje e mospërfillje të urdhëresave dhe rekomandimeve për distancën e nevojshme fizike dhe qëndrimin (mbetjen) në objektet e banimit, për çka është dhënë pëlqimi të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i menjëhershëm i ca masave të përkohshme, në mënyrë që vendimet e reja të fuqizohen dhe të vihen në veprim prej sot.

          Siç është komunikuar nga Qeveria, me urdhëresat e ndryshuara dhe plotësuara, ndalohet (nuk lejohet):

1.      Prania (ndodhja) dhe ndalja (qëndrimi) në të gjitha hapësirat publike më shumë se të 1 personi, përveç për fëmijë më të rinj se 12 vjeç, për fëmijë me çrregullime nga spektri autistik dhe me pengesa të tjera në zhvillim dhe për persona të cilët shfrytëzojnë karrocina invalidore me prezencën e një prindi, kujdestari, adoptuesi, ushqyesi ose anëtari tjetër madhor i amvisërisë familjare.

Kjo ndalesë nuk ka të bëjë (nuk vlen) për personat të cilët kryejnë detyrat e rregullta të punës në veprimtaritë e lejuara me urdhëresa.

2.      Prania dhe ndalja e personave në plazhe (të lumenjve, liqeneve dhe deteve) në vende me banjo të rregulluara dhe të parregulluara dhe në shëtitore.

3.      Braktisja (lëshuarja) e objektit të banimit prej të dielës në ora 11 deri të hënën në ora 05.

URDHËROHET:

4.      Izolimi i detyrueshëm institucional për persona të cilët kanë qëndruar në karantinë ose vetizolim dhe rezultatet e testit të të cilëve janë pozitiv në koronavirus, e detyrohen të izolohen nga personat e shëndoshë dhe nuk mund tu sigurohet vetizolimi në vendosjen familjare; persona të cilët kanë qenë në mjekim spitalor, e janë të këndellur (shëruar) dhe nuk kanë simptoma sëmurje, por ende nuk kanë dy rezultate të njëpasnjëshme në mostrat e marra në intervalin prej 24 orësh, si dhe për persona të cilët kanë udhëtuar nga vendet e huaja dhe me rastin e vendosjes në karantinë, rezultatet e testit në koronavirusin e ri kanë qenë pozitive.

Izolim institucional nënkupton: vendosja në objekte dedikuar për vetizolim dhe qëndrim të personave të cilët kanë rezultat pozitiv të testit në koronavirusin e ri dhe nuk kanë simptome sëmundje, nuk kërkojnë trajtim medicinal, por detyrohen të jenë nën mbikëqyrje të punëtorëve shëndetësor në bazë të vendimit të Inspeksionit shëndetësor-sanitar.

Trupi nacional koordinues ka dhënë pëlqimin për urdhëresën e re me të cilën u urdhërohet kompanive ekonomike dhe personave të tjerë juridik të cilët kryejnë veprimtari ndërtimore, gjegjësisht kryerjen e punëve të ndryshme individuale dhe janë përgjegjës për kryerjen e punëve ndërtimore në objekt ose për kryerjen e punëve individuale.

Informon, 

Shaban Hasangjekaj