U votuan ndryshimet në Ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare dhe Ligjin mbi rendin dhe qetësinë publike
Me 41 vota për Kuvendi i Malit të Zi miratoi projektligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale.
Për votuan deputetët e koalicionit në pushtet me përjashtim të Andrija Popoviq (LP) i cili nuk votoi, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin prezent në sallë, njofton malesia.me.
Ne kete seance si pika te rendesishme, sidomos per pakicen shqiptare ishin dy ligje, Ligji mbi perdorimin e simboleve kombetare dhe Ligji mbi rendin dhe qetesine publike, me te cilet qytetaret nuk do te denohen me per perdorimin e simboleve kombetare. Pjesetaret e popullates shqiptare ne Mal te Zi shpesh denoheshin dhe torturoheshin per shkak te perdorimit te flamurit kombetare, gje e cila nuk ndodhte me perdorimin e flamujve tjere, te kombesive tjera
Ky ligjë parasheh përdorimin e lirë të simboleve nacionale.
Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka tha se miratimi i ligjit do të forcojë vlerën multinaconale të Malit të Zi.
Siç theksoi, miratimi i projekt-ligjit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit.
Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, tha se simbolet nacionale janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, si e drejtë e të shprehurit.
Ai tha se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit. Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut ”, tha Nimanbegu./Malësia.ME/
/Plava e Gucia Sot
Ne linkun e meposhtem mund ta lexoni te plote se cka parasheh ky ligj.
http://zakoni.skupstina.me/zakoni/web/dokumenta/zakoni-i-drugi-akti/866/2161-12695-00-35-19-3.pdf