“Miss Bjeshka 2018”, organizuar në Koritë të Malësisë

Koritë – Malësi (3 Gusht 2018) –

nga:Albert Camaj

 

Në Koritë u zhvillua manifestimi tradicional Logu i bjeshkës – “Miss Bjeshka 2018” i organizuar nga SH.K.A “Besa”.

Ky eveniment u ndoq nga një numër i konsiderueshem i qytetarëve nga Malësia dhe bashkëatdhetarë të shumtë nga diaspora, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin e organizuar nga SH.K.A “Besa”.

Ashtu edhe si vitin e kaluar as këtij viti përzgjedhja për bukuroshen e bjeshkës nuk kishte karakter garues, mirëpo dalluar nga vitet tjera, kësaj radhë në skenë u paraqit vetem një vajzë malësore, Leonora Micakaj, e cila prezantoi xhubletën malësore dhe traditën e lashtë të Miss Bjeshkës.

Të pranishmit i përshëndeten Nikollë Prenkoçaj dhe Shtjefën Ujkaj.

Ujkaj foli mbi shënimin e kësaj datë ndër vite nga SH.K.A “Besa”, si dhe për rëndesinë që ka veshja e xhubletës malësore.

Ai gjithashtu paralajmëroi edhe organizimin e evenimenteve që do të mbajë SH.K.A “BESA”, me rastin e 50 vjetorit të themelimit te saj më 18 dhe 19 gusht.

Pastaj, programi vazhdoi me muzikë, ku të pranishmit i argëtoi grupi “Tradita” dhe këngëtari i këtij grupit, Shtjefën Ujkaj.

/Malesia.org