MOTËR E VËLLA, AJSHE DHE BEQIR GJONBALAJ TË BURGOSURIT POLITIKË

MOTËR E VËLLA, AJSHE DHE BEQIR GJONBALAJ TË BURGOSURIT POLITIK TË PLAVË GUCISË

Ajshja dhe Beqiri ishin pjesëtarë të grupit “Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Shqiptarëve” me veprimtari ne Kosove ne vitet e 80-ta.

Ajshe Ramë Gjonbalaj u lind më 1 tetor 1948 në fshatin Vuthaj të Plavë-Gucisë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse shkollën e mesme (Normalen) në Pejë, ndërkaq shkollën e lartë në Prishtinë.
– U burgos më 23 mars 1984 ne Prishtine ne prani te nxënësve ku punonte si mësimdhënëse dhe e dënuan me 13 vite burgim nën akuzën për kundërrevolucion që parashihte dënim deri me vdekje ne ish Jugosllavi. Lirohet nga burgimi pas një amnestie në vitin 1991 pasi mbajti më shumë se 8 vite burg te rend ne kazamatet Jugosllave. Ajshja ishte dënuar edhe në vendlindje në Plavë më 2 muaj burgim në vitin 1975 pas kthimit nga një ekskursion të arsimtarëve të shkollës fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Shqipëri.
Bashkëpjesëmarrëse dhe organizatore me grupin e saj të demonstratave të “Pranverës 1981” në Prishtinë. Aksionet luftarake te Ajshes kundër okupimit serb të Kosovës dridhen themelet e Jugosllavisë së Titos.
Ajshe Gjonbalaj ne kohen e luftës se Kosovës edhe pse ne Amerike dha kontributin e saj te pa rezervë ne furnizimin direkt te UCK-se me armatimin ma modern nga SHBA-at . Ajshja ishte anëtare e këshillit qendrorë te Fondit Vendlindja thërret për hemisferën Veriore te Amerikës .
Cekim se Ajshja ishte femra e denueme me burgosjen ma të gjatë për çështje politike në ish Jugosllavi.

Beqir Rame Gjonbalaj u lindi me 6 janar të vitit 1955 në fshatin Vuthaj të Plavë Gucisë , ku e kreu shkollën fillore. Shkollën e mesme dhe të lartën i kreu në Prishtinë. Pas kryerjes së shkollës u punësua si mësimdhënës në një fshat afër Prishtinës u arrestua edhe ai me 26 mars të vitit 1984. Motrën e tij, Ajshen, e kishin arrestuar,3 dite me par andaj ai keqtrajtohej jo vetëm për veprimtarinë e tij, por edhe për të motrën dhe qendresen e fort te saj. Beqiri kishte vendosur, që të mos jepte asnjë deklaratë, as për vete, as për motrën dhe as për shokët e tij të grupit, andaj keqtrajtimi i tij ishte shumë i rëndë.
Nga grupi u dënuan 9 anëtar si organizator, ndërsa Beqiri pasi e kishte motrën në mesin e tyre nuk ishte një nga organizatorët kryesor te grupit, pavarësisht se ai i kishte përkrahur dhe i kishte kryer detyrat që i jepeshin. Sipas skenarit të parapërgatitur nga UDB-ja, gjyqi e dënoi Beqir Gjonbalajn me 2 vite burg, të cilat i mbajti në burgun e Prishtinës dhe Prizrenit. Sot Ajshja dhe Beqiri jeton në Nju Jork,SHBA, por qe te dy te pa lëkundur dhe te pa thyeshëm ne qëndrimet e tyre ne shërbim te kombit dhe kauzës kombëtare.