Ndërtimi i ski qëndres “Hajla-Shtedim” në Rozhajë

Vazhdojnë punimet për përgatitjen dhe për ndërtimin e pistës sëskijimit dhe elektrifikimin e teleferikut të ski qëndres “Hajla-Shtedim”, qëndres se ardhëshme turistike në bjeshkët eRozhajës.

Rusmir Xhuxheviqi, Koordinator në emër të Komunës sëRozhajës për ndërtimin e qendrës së skijimit “Hajla – Štedim” dhe Nexhat Muriq, Drejtor i Organizatës Turistike të Rozhajës, folën për RTVMZ (RTCG) për investimet e deritanishme nëprojektin e teleferikut të ardhshëm dhe rëndësinë e tij përzhvillimin ekonomik të Rozhajës.

Ata thanë se ndërtimi i teleferikut të palosshëm gjashtëvendësh“Hajla-Shtedim” po ecën me ritme të kënaqshme. Këtë vit ka përfunduar instalimi i të gjitha 12 shtyllave, të cilat do të mbajnë70 kosha me kapacitet prej 2600 persona. 

Deri më tani në këto aktivitete janë investuar mbi 5.000.000 euro. Paralelisht jane duke u bërë përgatitjet për elektrifikimin e teleferikut dhe ndërtimin e pistave të skijimit.

Krahas vendosjes së teleferikut, kanë përfunduar punimet nëasfaltimin e rrugës prej 7 kilometrash në relacionin Dacaj – Husaj – Shtedim, gjegjsisht deri tek qëndra e ardhëshme e skijimit në bjeshkët e Shtedimit. Në këtë projekt janë investuar4,000,000. euro.

Faruk Daci