NJOFTIM PËR TË PAME NGA FAMILJA HYSENAJ

Njoftojmë komunitetin miqtë shokët dhe dashamiret se hapim të pamën për më të dashurin tonë

RUSMIN (REXHEP) HYSENAJ

Më i dashuri i ynë Rusmini humbi jetën tragjikisht në vendlindje me datën 13 shkurt 2020.

Sipas traditës axha Hysen Hysenaj me vëllezërit Sahitin, Basha dhe Zuvdia së bashku vëllazërinë e gjerë Hysenaj-Hoti presin vizita ngushëllimi  më datën 14 Mars 2020 duke filluar nga ora 9 e mëngjesit gjerë në 7 të mbrëmjes, në xhamin Ali Pasha në Astoria Queense NY  në këtë adresë: 31-33 12st, Astoria NY 11106 .

Redaksia e faqes “Plava e Gucia Sot” familjes Hysenaj i shpreh ngushëllimet tona më te sinqerta