Gjukanoviq pret Thaçin në Podgoricë ka një kërkesë për Kosovën dhe Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Mal të Zi, ku është takuar me homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviq. Në takim është folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, ndërkohë presidenti malazez ka thënë se dy vendet duhet të kenë kujdes që marrëveshja përfundimtare t’i kontribuojë paqes në rajon. Në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Gjukanoviq, thuhet se takimi ishte kërkuar nga Thaçi me qëllim të njoftimit të shteteve fqinje me rezultatet e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe planeve të së ardhmes.   Gjukanoviq ndërkohë ka thënë…

Lexo më shumë

LAJM MORTOR NGA FAMILJA SAITI dhe GJONBALAJ

Me pikëllim të thellë njoftojmë komunitetin , miqtë, shokët dhe dashamiret se sot me 11 Shtator 2018 në orët e hershme te mëngjesit ndërroj jetë më e dashura e jonë NADIRE GJONBALAJ SAITI 6 Maj 1953 – 11 Shtator 2018 Trupi i të ndierës Nadire do të  ekspozohet sot në Funeralin e Albanian Islamic Center që gjendet në këtë adresë: 188 Canal St Staten Island, NY 10304, duke filluar nga ora 1:00PM gjerë në 9:00PM. Varrimi i të ndierës do të bëhet nesër me datën 12 Shtator në New Jersey,…

Lexo më shumë

U mbajt në Vuthaj “Kampi Regjional Euroatlantik” i njëmbëdhjetë REACT 2018 (foto)

Nga data 03 deri më 08 Shtatorë 2018 zhvilloj punimet “Kampi Regjional Euroatlantik”, Ceremonia e hapjes u bë në fshatin Vuthaj në ambientet e shkelqyeshme të Etno Shtëpisë ”ROSI” . Për këtë shkollë verore  këtë viti është rënë dakord në takimin e mëhershëm në mes të përfaqësuesve të Komunës së Gucisë dhe organizatës joqeveritare ALFA Centar ku Komuna e Gucisë do ta mbështesë financiarisht mbajtjen e këtij kampi. Çdo vit ky kamp në Mal të Zi  mbledh rreth 100 të rinj  dhe 20 lektorë nga 40 shtete. Përveç temave për…

Lexo më shumë

PLAVA HISTORIKISHT ESHTE DESHMUAR PER ATDHETARI

Koha e asimilimit një shekullor ka lënë gjurmët e saj në krahinën e Plavë Gucisë mirëpo kohëve të fundit jemi dëshmitar dhe vërehet me shumë në Plave ku vëllezërit tanë që me kohë kishin humbur gjuhën sot ata po kthehen në rrënjët e veta si ky burrë nga Plava me emrin   Rizë Ademi i Durit Shabajve (Rizo Adem Durov Sabovic). Rizë Ademi Shabaj i përket vëllazërisë së legjendarit Jakup Ferrit përndryshe gjyshi i ti Dur Shabaj shquhej për luftëtar të mirënjohur kundër pushtimit malazias të Plavë Gucisë. Rizë Ademi Shabaj…

Lexo më shumë

Shpërndarja e Abetares për nxënësit shqiptarë në Mal të Zi

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka filluar me shpërndarjen falas të Abetares mbarëkombëtare për fëmijët shqiptarë të klasave së dyta, të shkollave fillore në Mal të Zi ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Më 5 shtator është bërë shpërndarja e Abetareve në shkollat filore të Ulqinit, ndërsa në ditët në vazhdim shpërndarja do të bëhet në Malësi, Rozhajë, Plavë dhe Guci. Abetarja për të katërtin vit rradhazi bëhet donacion nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës.  

Lexo më shumë