Pamje prekëse nga Bjeshkët e Valit – një rrufe shkatërroi mundin e një familje:  Ngordhin rreth 50 dele të familjes Prelvukaj

Martinaj, Plavë-Guci – Moti i ligë i ditëve të fundit, i shoqëruar me stuhi dhe shkarkime të fuqishme atmosferike, ka shkaktuar dëme të mëdha në blegtori.

Një rrufe goditi kopenë e deleve të fermerit Ali Zeqir Prelvukaj në Bjeshkët e Valit, mbi fshatin Martinaj, duke shkaktuar ngordhjen e rreth 50 deleve. Në momentin e goditjes, bagëtitë ndodheshin në kullotë.

Ky është një dëm i rëndë ekonomik për familjen Prelvukaj, e cila blegtorinë e ka burimin kryesor të të ardhurave. Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja bëhet edhe më prekëse për faktin se verën e kaluar vetë Ali Prelvukaj dhe bashkëshortja e tij u goditën nga rrufeja, duke kaluar muaj të tërë në rikuperim.

Lidhur me rastin redaksia e e portalit u informuam edhe edhe nga zyrtari për bujqësi në Komunën e Gucisë, Sefë Dedushaj.

Apel për solidaritet

Komuniteti i Plavë-Gucisë ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar familjen Prelvukaj përmes donacioneve. Edhe portali Plava e Gucia Sot i bashkohet kësaj nisme humane dhe fton të gjithë bashkëatdhetarët dhe njerëzit vullnetmirë të kontribuojnë sipas mundësive.

Në koordinim me bizneset Metro, me pronar Dardan Qosaj, dhe Hotel Rosi në Guci, qytetarët mund të dorëzojnë donacionet e tyre në këto pika.

Të gjitha donacionet do të bëhen publike në mënyrë transparente. Gjithashtu, mund të kontribuoni edhe online përmes linkut që do të publikohet nga portali Plava e Gucia Sot duke klikuar ketu : KETU PER TE BERE DONACION

Çdo ndihmë, sado e vogël, është një mbështetje e madhe për familjen Prelvukaj në këtë moment të vështirë.