Prof. Berishaj: Prapapshtesa VIĆ, shkarkojeni atë barrë nga ndërgjegjëja juaj

Prof. Martin Berishaj

Profesori i njohur i shqiptar nga Malësia, z. Martin Berishaj, ka komentuar në faqen e vet në rrjetin social facebook për një temë e cila vazhdon të jetë aktuale në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi, mbiemrat me prapashtesën viq të cilat akoma vazhdojnë ti mbajnë shume persona.

Z. Berishaj me dashamirësio kërkon që të gjitha ata që e mbajnë akoma këtë prapashtesë në mbiemër, ta shkarkojnë këtë barrë nga ndërgjegjëja juaj

”Prapashtesa VIĆ në mbiemrat e shqiptarëve nga Mali i Zi, kudo që jetojnë ata, qoftë në vendlindje apo nëpër botë, është shumë e panatyrshme. Ajo, “bartësin vullnetar të saj” e ngarkon me barrën e turpit në rrafshin kombëtar.
Shkarkojeni atë barrë nga ndërgjegjëja juaj sa më parë!”, shkruan prof. Martin Berishaj.