Regjistrohu të votosh: 23 gushti  një datë historike pēr komunitetin shqiptaro-amerikan

Komuniteti ynë do të ketë mundësi të shndërroj 23 gushtin në një date historike duke e zgjedhur Vedat Gashin anëtar të Kongresit Amerikan. Shqiptaro-Amerikani Vedat Gashi i cili aktualisht është anëtar i Bordit të Ligjvënësve të Westchester County, është kandidues në distriktin e 16-të të Kongresit të Nju Jorkut dhe garon kundër Socialistit Demokratik Jamaal Bowman. Për të votuar për Gashin në zgjedhje paraprake Demokratike me 23 gusht, ju duhet të jeni të regjistruar me partinë Demokratike, dhe duhet të jeni banor i njërit prej vendeve të përmëndura më poshtë. Afati i fundit për t’u regjistruar është me 29 korrik. Mund të regjistroheni online duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm:

MyDMV Motor Voter (ny.gov)        

Distrikti i 16-të përfshinë: Ardsley, Bronxville, Dobbs Ferry, Eastchester, Elmsford, Harrison, Hartsdale, Hastings On Hudson, Irvington, Larchmont, Mamaroneck, Mt. Vernon, Larchmont, New Rochelle, Pelham, Port Chester, Purchase, Rye, Rye Brook, Scarsdale, Tarrytown, Tuckahoe, West Harrison, White Plains, Yonkers, si dhe lagjen Wakefield në Bronx.