Rriten çmimet e karburanteve në Mal të Zi

Të gjitha llojet e karburanteve në Mal të Zi prej nesër do të shtrenjtohen prej 3 deri në 5 cent , është kumtuar nga Ministria e investimeve kapitale. Çmimi i euro super prej 95 dhe 98, do të rritet 4, respektivisht 5 cent dhe gjatë dy javëve të ardhshme do të kushtojë 1.23, gjegjësisht 1.27 euro. Euro dizel do të shtrenjtohet 4 centë dhe gjatë 14 ditëve të ardhshme do të kushtojë 1.1 euro për litër.

Të theksojmë këtu se ndryshimi i fundit i çmimeve të karburanteve është bërë me 19 janar kur të gjitha llojet e derivateve ishin shtrenjtuar prej 2 deri në 5 cent për litër.