Sa vota fituan listat e shqiptarëve në zgjedhjet e djeshme në Mal të Zi?

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare bazuar në 98.55 përqind të mostrës së përpunuar, sipas së cilës partitë shqiptare kanë fituar dy mandate, shkruan malësia.me.

Lista Shqiptare ka fituar mbështetjen e 1.61% dhe 6.485 vota – 1 mandatë.

Koalicioni Bashkë në Zë ka mbështjen e 1.16% dhe 4.675 vota – mandatë.

Partitë shqiptare fituan mbi 11.000 vota duke rritur elektoratin krahasuar me zgjedhjet e vitit 2016 që kishin rreth 9.500 vota.