Shoqëria Kulturore Artistik Maja e Karanfilit ne Tiranë (VIDEO)

Tiranë 22 Mars 2018

Këtyre ditëve ne Tiranë ishte për një pjesëmarrje ne mesin 15 SHKA të ftuara edhe Shoqëria Kulturore Artistik Maja e Karanfilit nga Plavë Gucia.
Te rinjtë tanë lan mbresa te mira te te gjithë pjesëmarrësit me performacen e tyre te shkelqyer dhe veshjet kombëtare te trevës tone. Shoqëria Kulturore Artistik Maja e Karanfilit ishin te ftuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane me rastin festes tradicionale te kesaj bashkesie.
Vlen për te theksuar se Shoqëria Kulturore Artistik Maja e Karanfilit po luan një rol shume domethënës dhe me vlerë ne kultivimin e kulturës autoktone te trevës tone dhe promovimin e këtyre vlerave ne viset tjera shqiptare.
Shoqëria Kulturore Artistik Maja e Karanfilit i dëshirojmë sukses me shpresën qe ne mesin e saj te ketë sa me shume te rinjtë Plave Gucias ne kuadër te aktiviteteve te frytshme te saj.

/Plava e Gucia Sot