SHTEPIA E KULTURES NE VUTHAJ U MOBILUA DHE KOMPLETUA TERSISHT NGA DIASPORA (foto)

Vuthaj 22 korrik 2018

Pas përfundimit të ndërtimit te Shtëpisë se Kulturës, nga Vuthajt sot ne redaksinë e Faqes tone “Plava e Gucia Sot” na arritën edhe fotot e mobilimit të Shtëpisë se Kulturës, sipas projektit te paraparë nga Këshilli iniciues për Ndërtimin e këtij objekti.
Përveç hapësirave rekreative, manifestime dhe gëzime familjare ne shërbim te komunitetit, Shtëpia e Kulturës tani ne një aneks te veçantë ka ta gatshëm për shfrytëzim edhe Morgun.
Nga Këshilli iniciues dhe te gjithë donatoret pas një angazhimi te gjate qe nga koha e fillimit te këtij projekti sot me kënaqësi mund te ju themi:
Vuthjan te dashur “E gëzofshi Shtëpinë e Përbashkët ‘’