SUKSESET E PLAVẼ- GUCIASVE NUK NDALEN: Doli nga shtypi libri i ri i Prof.dr.Naser FERRIT

Doli nga shtypi libri i ri i Prof.dr.Naser FERRIT me titull: “Gjetjet e reja epigrafike e numizmatike te zbuluara dhe te publikuara ne Kosovë mes viteve 1980 dhe 2020.”

Libri ne fjale eshte rezultat i punes shumevjeçare hulumtuese shkencore të prof.Ferrit.

Këtë libër e kane vlerësuar recensentët-profesorët eminent të arkeologjisë: Akademik Marin Zaninoviq nga Zagrebi  dhe Akademik Mithad Kozliçiq nga Zara, ndërsa botues eshte Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Autori thotë se ashtu si edhe pesë librat e tij te mëhershme, edhe kjo vepër eshte rezultat i arsimimit të tij ne Universitetin e Zagrebit dhe ne Universitetin e Romës, per çka i është mirenjohes profesorëve të  tij te nderuar.

Në këtë vepër studimore shkencore janë evidentuar, përshkruar, analizuar dhe interpretuar rreth 100 monumente me mbishkrime në gjuhë latine dhe  rreth 600 monedha te periudhave të ndryshme të kohës romake të gjetura mes viteve 1980 e 2020 në lokalitete të ndryshme  të Kosovës nga të cilët një pjesë e konsiderueshme janë publikuar për herë të parë nga vetë profesor Ferri.

Libri mund te blihet në librarinë “Toena” në Prishtinë.