Ulqini komuna me numrin më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Mal të Zi

Sot me datë 05.03.2021 në sallën e Kuvendit Komunal, u mbajtë Konferenca për shtyp nga Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim në lidhje me sitatën epidemiologjike në Komunën e Ulqinit.

Në Konferenc morrën pjesë dhe u drejtuan gazetarve nënkryetarja e Komunës së Ulqinit znj.Hadixha Gjoni, nënkryetari Astrit Hoxha, Aleks Kocoviq drejtuesi i Trupit Koordinues në Policinë e Ulqinit dhe Milazim Mustafa shefi i policisë komunale Ulqin.

Në vazhdim ju përcjellim mesazhin e përbashkët në formë integrale,

Të nderuar të pranishëm,

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se situata epidemiologjike ne Ulqin eshte jashtëzakonisht e vështirë dhe komplekse, si dhe ka arritur kulmin e saj në ditët e fundit.

Ajo që është më shqetësuese është fakti që tani më virusi është prezent dhe në të gjitha institucionet arsimore, duke filluar nga ajo parashkollorja deri tek shkolla e mesme.

Gjithashtu është shqetësuese që kjo situatë ka prek dhe e ka goditur rëndë edhe sistemin tonë shëndetësor në Ulqin poashtu edhe Covid Spitalin rajonal në Tivar.

Numri i ekzaminimeve, testeve të kryera, analizave laboratorike dhe shërbimeve të tjera mjekësore është rritur jashtëzakonisht, duke tejkaluar 250 shërbime, të cilat u ofrohen pacientëve çdo ditë.

Në spitalin kovid në Tivar, pothuajse nuk ka më vende të lira, dhe shtrimin në spital momentalisht e kan të mundur vetëm pacientët me pamjet më të rënda klinike.

Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm me faktin se në këto institucione po bëhen përpjekje mbinjerëzore për të ofruar kujdes sa me kualitativ pacientëve, por duke marr parasysh numrin e lartë ditor të të infektuarve, që është mbi 40, kujdesi dhe institucionet shëndetsore jan në rrezik të madh.

Fatkeqësisht, Ulqini është sot komuna me numrin më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Malë të Zi dhe të gjithë jemi dëshmitarë të këtijë realiteti dhe kjo rezultoi në mbylljen e komunës së Ulqinit.

Që nga dita e djeshme, përveç ushqimit, institucioneve shëndetësore, farmacive dhe pikave të karburantit, praktikisht asgjë tjetër nuk do të funksionojë.

Sidoqoftë, këto masa të intensifikuara nuk u miratuan me qëllim të ndëshkimit, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm për faktin se ekonomia dhe siguria financiare janë më së të rëndësishme për të gjithë ne dhe gjithashtu jemi të vetëdijshëm se kjo mbyllje do të jetë një goditje e madhe për ekonominë tonë.

Sidoqoftë, mbi të gjitha është shëndeti dhe jeta e qytetarëve tanë, andaj ajo që ne po kërkojmë nga ju, bashkëqytetarët tanë, është të jemi partnerë në këto ditë të vështira që kemi përpara.

Ne kërkojmë që të gjitha këto masa të pranohen e rrespektohen plotësisht me përpikmëri nga të gjithë ne, ndërsa nisur nga dita e djeshme,siç jeni të informuar, me Vendim të Qeverisë së Malit të Zi, u formuan edhe ekipet koordinuese për punët e inspektimit, të cilat do të drejtohen nga shefi i policisë Ulqin, dhe do të përbëhet nga shërbimi i policisë, inspektorët komunal dhe ato të kontrollit turistik komunal.

Ekipet koordinuese të sapo formuara në Komunë, ditët në vijim do të monitorojnë çdo pjesë të qytetit.

Rrespektimi i këtyre masave është më së i rëndësishem për të gjithë ne dhe të dashurit tonë, por edhe për shpresën që sezonin e ardhëshëm turistik ta presim të përgaditur dhe nga kjo situatë të dalim sa më të shëndetshëm dhe më shpejt.