Vazhdojnë trazirat në Mal të Zi: Lëndohen 26 policë, në Nikshiq shoqërohen 32 persona

Gjatë trazirave në qytetet Plevle dhe në Nikshiq, janë lënduar gjithësejt 26 pjesëtarë të drejtorisë së policisë, njëri prej të cilëve është mbajtur në shërimin spitalor. Përsonat përgjegjës për organizimin e tubimeve dhe akterët e incidenteve do të indentifikohen dhe do të procedohen në gjyq, është kumtuar nga drejtoria e policisë. “Dje gjatë ditës dhe gjatë orëve të mbrëmjes në disa qytete të Malit të ZI janë proceduar individ të cilët ishin tubuar në kundërshtim me urdhëresat e Ministrisë së shëndetësisë duke shkaktuar trazira.

Në Plevle dhe në Nikshiq kan ndodhur incidente me ç’rast qytetarët e tubuar kanë sulmuar brutalisht dhe pa shkak nëpunësit policorë duke i gjuajtur ata me gurë, me shishe dhe mjete tjera piroteknike. Gjatë trazirave të djeshme janë lënduar 26 pjesëtarë të drejtorisë së policisë, njëri prej të cilëve është mbajtur në shërimin spitalor. Policia në Nikshiq për shkak të tubimit publikë dhe incidentit të shkaktuar nga qytetarët ka shoqëruar në lokalet e veta 32 individë, kundër 20 personave janë dorëzuar kallëzime për kundërvajtje. Në Plevle pjesëttarët e policisë kanë shoqëruar 9 persona njëri prej të cilëve është i burgosur për shkak të veprës penale të sulmit kundër personit zyrtarë në kryerjen e detyrës, 5 persona janë proceduar për shkak të vepra për kundërvajtje nga ligji për rendin dhe qetësinë publike.