Je i/e ri/re dhe dëshiron të mësosh Lahutën, Fyellin ose Çiftelinë?
Ky projekt ka për qëllim ruajtjen dhe ringjalljen e instrumenteve tradicionale shqiptare, të cilat sot rrezikojnë të humbasin.
📍 Zonat:
Malësia e Tuzit, Plavë & Guci
(me synim zgjerimin në Anë të Malit dhe Krajë)
🎯 Kujt i dedikohet projekti?
- Të rinjve me identitet të qartë kombëtar
- Preferohet mosha 15–25 vjeç (mund të merren në konsideratë edhe moshat tjera)
- Në fazën e parë përzgjidhen 5 kursistë për zonë
🎼 Çfarë përfiton?
✅ Trajnim profesional në lahutë, fyell dhe çifteli
✅ Vlerësim përfundimtar nga komision profesional
✅ Instrument muzikor dhuratë
✅ Shpërblim financiar prej 500 € për kursistët që e përfundojnë me sukses programin
📅 Afati i aplikimit:
🗓️ Deri më 31 Janar 2026
📞 Kontakte për aplikim:
- Malësia e Madhe (Tuz) – Prof. Agron Pllumaj | 069 747 779
- Plavë & Guci – Shaban Prelvukaj | 069 727 013
- Anë e Malit & Krajë – Din Zeneli | 069 032 848
✨ Ky projekt nuk është vetëm muzikë – është identitet, dinjitet kulturor dhe investim në brezat që vijnë.
📣 Na ndihmoni duke e shpërndarë!
Mbajmë gjallë traditën, ruajmë identitetin tonë 🇦🇱
🤝 Sponsorët e projektit:
Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona”.
Fondacioni Plavë e Guci
Fondacioni Lukaj (Viosa & Richard Lukaj)
Shoqata Atëdhetare “Malësia e Madhe” Michigan (kryetar Tony Gojcaj)
Joseph Dedvukaj
Vellezerit Lucaj
Qazim Dedushaj
Ismet Dedushaj
Xhevat Goçaj
•••Shpresojmë që edhe shoqata dhe individë të tjerë t’i bashkohen këtij projekti në të ardhmen e afërt.