Dritan Abazoviq: Fusnota e vendosur në një dokument ishte vetëm një gabim teknik

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka zhvilluar sot një bisedë të shkurtër me presidentin e shtetit malazez, Milo Gjukanoviq. Takimi ka ndodhur në Forumin e Sigurisë, i organizuar nga Aleanca Atlantike “ASCG”. Në bisedën e shkurtës mes dy karrigeve boshe, Abazoviq e ka hapur edhe çështjen e fusnotës së Kosovës e cila u përcoll me shqetësim gjatë kësaj jave.“Të gjitha palët duhet të jenë të relaksuara sa i përket fusnotës së vendosur. Kosova është shtet për ne të dy dhe Malin e Zi. Fusnota e vendosur në një…

Lexo më shumë

Në spitalin e Beranës 9 pacientë në rrezik për jetën

Në spitalin e përgjithshëm në Beranë 9 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, është kumtuar nga ky institucion shëndetësor. Siç është kumtuar në spitalin e përgjithshëm të Beranës janë të shtruar 43 pacientë Covid pozitiv. “Nëntë pacientë janë në gjendje të rëndë klinike dhe të gjithë janë të vendosur në ventilimin joinvaziv”, kanë kumtuar nga spitali i përgjithshëm në Beranë. Të theksojmë këtu se deri dje pasdite edhe në Qendrën Klinike të Malit të Zi 44 pacientë kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lexo më shumë

Ulqin: Shkolla Fillore në Sukubinë pranon donacion me kompjuterë nga Diaspora dhe miqtë nga Tirana e Prishtina

Në saje të përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e nivelit të edukimit në trojet shqiptare në Mal të Zi, diaspora jonë së bashku me miqtë nga Tirana dhe Prishtina kanë mundësuar pajisjen e laboratorit të kompjuterëve në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Sukubinë. Vullneti dhe kontributi i individëve si Richard Lukaj, Cafo Boga, Arjan Culli, Sal Qosja, Endrin Bitri, Visar Jasiqi e Albion Ujkashi bëri të mundur që tashmë fëmijët të cilët vijojnë mësimet në ketë shkollë të kushte më të mira dhe bashkëkohore të mesimnxënies. Pajisjet janë dhuruar nga MyITDirect në…

Lexo më shumë

Elez Biberaj mbetet në VOA, rikthehet në pozicionin e drejtorit për sektorin e Euroazisë

Agjencia Amerikane për Media Globale (USAGM) emëroi autorin dhe diplomatin Robert Reilly si drejtor të ri të Zërit të Amerikës, pozitë që ai e ka patur nga viti 2001 deri në 2002.Në një email për stafin e agjencisë të mërkurën, shefi i ekzekutiv i USAGM Michael Pack tha se përvoja dhe roli drejtues i zotit Reilly në Zërin e Amerikës do t’i shërbejë për mirë kësaj agjencie. “Bob i ka kushtuar karrierën e tij, në fakt ia ka arritur të çojë përpara interesin kombëtar dhe politikën e jashtme të SHBA,”…

Lexo më shumë

Gazetarja e RT në MZ shkakton skandal diplomatik. Kritikon ambasadoren e SHBA-së

Në pothuajse të gjitha mediat e Malit të Zi, përveç Radiotelevizionit shtetëror, ndër temat më të nxehta ishte konstatimi i gazetares Tamara Nikçeviq, se gjoja ambasadorja e SHBA në Mal të Zi, Xhudi Rajzink Rajnke, ka deklaruar në një event privat se Partia Demokratike e Socialistëve po persekuton të krishterët dhe se presidenti i vendit, Millo Gjukanoviq, do të hedh tanket në rrugë pas zgjedhjeve të 30 gushtit. Ky konstatim i saj u prit me habi edhe nga i ftuari në emision , analisti Ljubomir Filipoviq, i cili tha se…

Lexo më shumë