Të reshurat, shi me akull sërish ndërpresin rrymën në Plavë Guci

Plave Guci 10 Janar 2021

Edhe sot serish u ndërpre energjia elektrike ne tere Plave Guci. Si rrjedhojë e te reshurave te shumta me shi dhe akull te shoqëruara edhe me erëra te fuqishme sërish sot ne orën 17, shakatuan ndërprje komplete te furnizimi me energji elektrike ne tere Plave Gucinë.

Marrim vesh se shiu me akulli qe po krijohet ne telat e rrymës po  shkakton këputjen e telave te furnizimit duke shkaktuar edhe ndërpreje. Ekipet i rrjetit te distribucionit ne këto kushte te renda atmosferike po e kane te vështirë te sanojnë problemet e shumëta.