Sot në Ulqin qëndroi për vizitë zyrtare Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës Meliza Haradinaj Stublla. Vizita vjen në prag të zgjedhjeve parlametare të cilat do të zhvillohen në Mal të Zi me 30 gusht. “ Fillova vizitën në Mal të Zi me Ulqinin sepse na lidhë shumë çka, ku edhe u takova me kryetarët e partive politike të cilëve u përcolla mesazhin nga Kosova se ne duam ti shohim shqiptarët unik dhe të fortë në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare” , tha për Televizionin Teuta…
Lexo më shumëASH-Forca-LDSH-LP-UT, në një listë të përbashkët-presin PD-UDSH-LDnëMZ
Njoftojmë opinionin e gjerë se subjektet politike shqiptare: Alternativa Shqiptare e kryesuar nga Nik Gjeloshaj, Forca e re demokratika e kryesuar nga Nazif Cungu, Lidhja Demokratike Shqiptare e kryesuar nga Nikollë Camaj, Unioni i Tuzit i kryesuar nga Fadil Kajoshaj dhe Levizja qytetare Perspektiva, e kryesuar nga Amir Hollaj, duke kuptuar rëndësinë e zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit, kërkesën e qytetarëve, pritjen dhe ftesën e diasporës për bashkim, kanë rënë dakord që, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të dalin në një listë të përbashkët.Mirëpo, të bindur se një list…
Lexo më shumëMeliza Haradinaj-Stublla sot në Mal të Zi – UNITETI është kryefjala e vizitës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se është rrugës për në Mal të Zi. Ajo ka thënë se do tu bëjë një vizitë vëllazërore shqiptarëve atje. “Mbase dhe historia na la të shpërndarë, por trungun e kemi NJË, dhe nuk jemi në harresë”. “UNITETI është kryefjala e vizitës sot”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook.
Lexo më shumëLDSH-Dega e Gucisë, fton subjektet shqiptare për të dalë së bashku në zgjedhjet lokale në Guci
Drejtori politik i LDSH-së, njëheri edhe kryetari i Degës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, përmes një kumtese publike ftoi subjektet politike shqiptare, për të dalë së bashku në zgjedhjet lokale në Guci, që do të mbahen më 30 gusht. “Duke pasur parasyshë nevojën për faktorizim dhe avansim të shqiptarëve në Komunën e Gucisë vlersojmë se vetëm bashkimi i shqiptarëve siguron një gjë të tillë”, deklaroi Hasangjekaj. Tutje, Hasangjekaj shton, se ata jane PRO BASHKIMIT dhe i bëjnë thirrje edhe partive tjera shqiptare që në keto zgjedhje të dalin të gjithë së…
Lexo më shumëGushti, simboli i betejave për liri e bashkim kombëtar, kushtrim për unifikimin e votës së shqiptarëve në Mal të Zi
Shkruan: Azgan HAKLAJ Me dt. 30 gusht do të mbahen zgjedhjet në Mal të Zi. Shqiptarët do të votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Republikës së Malit të Zi. Është momenti kur shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës, të diasporës, kryeqendrat e tyre politike Tirana, Prishtina, Shkupi, me sy, veshë, zemër dhe mendje, me përgjegjësi të lartë politike, ndërgjegje patriotike, vetëdije të lartë kombëtare të jenë pranë shqiptarëve që banojnë në trojet e tyre etnike në Mal të Zi. Të jenë pranë…
Lexo më shumë