SHBA heqin rekomandimin për të mos udhëtuar në Mal të Zi

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se kanë hequr rekomandimin për të mos udhëtuar në rreth 90 destinacione të huaja.

Ndër këto vende është edhe Mali i Zi ku niveli i rrezikut është ulur nga niveli më i lartë i katërt në të tretin.

Qytetarët e pavaksinuar ende këshillohen të mos udhëtojnë në vendet e nivelit të tretë, raporton Zëri i Amerikës.