URIME 107 VJETORI I KRYNGRITJES SË MALËSISË – Manifestim Madhështor me datën 14 Prill 2018 në NY

Shoqata Malësi e Madhe, NY sot me 6 Prill 2018, Uron Malësinë dhe mbar kombin shqiptar për këtë datë dhe ditë historike për fatet kombit. Sot e 107 vite më  par kryetrimi legjendar Ded Gjo Luli me bashkëluftëtar kryengritës ngritën flamurin shqiptar në Bratilë, të Malësisë,  dhe kështu kjo datë dhe ditë historike e njohur si Kryengritja e Malësisë mbeti përgjithmonë në analet e historisë se kombit shqiptar si një gurthemel i fort i shtetësisë së Shqipërisë.

Manifestim Madhështor me datën 14 Prill 2018 në NY

 

Për të nderuar dhe shënuar 6 Prillin e vitit 1911 shoqata e jonë organizon manifestim Madhështor me datën 14 Prill 2018 duke filluar në ora 7:00PM. Manifestimi mbahet Eastwood Manor 3371 Eastchester Rd, Bronx, NY.

Këtë mbrëmje me prezencën e ti do ta nderoj njëri nga historianet më të shquar në rrafshin mbarëkombëtar Akademik, Frashër Demaj.

Për argëtimin dhe disponimin tuaj dhe madhështuar këtë  mbrëmje kemi ftuar yjet e estradës, Malësor Prenkoçaj dhe Lindon Ulaj.

Mbrëmja e malësorëve dhe komunitetit do ta ketë madhështinë e vetë kur moderohet nga moderatorja e mirënjohur Lindita Çunmulaj.

Ju të nderuar bashkëvendës e bashkëkombës u mbetet vetëm të bëni rezervimet dhe në këtë mënyrë kjo natë të mbetet e pa harruar me prezencën tuaj, duke Përkujtuar dhe Nderuar 107 Vjetorin e Kryengritjes se  Malësisë.

 

Shoqata Malësi e Madhe, NY ju mirëpret !