PLAVË-GUCI — Afro 100 nxënës të klasave të nënta, së bashku me kujdestarët e tyre, ku rreth një e treta janë shqiptarë dhe dy të tretat boshnjakë, po marrin pjesë në një vizitë të rëndësishme kulturoro-edukative në trojet shqiptare.
Më 22 dhe 23 maj, nxënësit nga Plava dhe Gucia vizituan monumente dhe vende historike në Shqipëri, ndërsa më 24 maj do të vazhdojnë udhëtimin e tyre në Kosovë, ku do të vizitojnë Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit si dhe Memorialin e Familjes Jashari në Prekaz.
Ky organizim me rëndësi të veçantë për edukimin historik dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve është mundësuar nga Fondacioni Plavë e Guci në bashkëpunim me Fondacioni Shqiptaro-Amerikan Trojet Tona.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për Fondacioni Lukaj për mbulimin e një të tretës së shpenzimeve të këtij udhëtimi, si dhe për bashkëvendësit dhe aktivistët e spikatur të mërgatës shqiptare në SHBA, të cilët vazhdimisht kontribuojnë për çështjen kombëtare dhe përkrahjen e brezave të rinj.
Kontributet financiare për realizimin e këtij projekti janë dhënë nga:
- Ismet Dedushaj – $500
- Qazim Dedushaj – $500
- Xhevat Goçaj & Ben Çelaj – $2,000
- Ben Sinanaj – $2,000
- Alban Prelvukaj – $2,000
- Nazmi Ahmetaj – $1,000
- Bruno Selimaj – $500
- Bislim Ahmetaj – $500
- Ram Selimaj – $500
- Fazli Gjonbalaj – $500
- Ram Balidemaj – $200
- Esat Vucetaj – $200
- Max Hoti – $200
- Shpend Haxhaj – $200
- Gjelosh Vukdedaj – $200
Ky aktivitet konsiderohet një hap i rëndësishëm në ruajtjen e identitetit kulturor dhe historik tek të rinjtë e trevës së Plavës dhe Gucisë, duke u ofruar atyre mundësinë që nga afër të njohin historinë, sakrificën dhe trashëgiminë kombëtare shqiptare.
/Plava e Gucia Sot


