Zgjedhjet në Tuz deri më 5 mars 2023

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do t’i shpallë zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit jo më vonë se më 4 janar të vitit të ardhshëm.

Këshilltari i Presidentit për sistemin kushtetues dhe çështjet juridike, Boris Bastijançiq, tha për “Vijesti” se sipas Ligjit aktual për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, zgjedhjet për këshilltarë mbahen jo më vonë se 15 ditë para përfundimit të periudha e zgjedhjes së këshilltarëve të cilëve u mbaron mandati. Ai sqaroi se zgjedhjet në këtë komunë duhet të mbahen jo më vonë se më 5 mars 2023, në një ditë jo pune (të dielë). Ndërkohë situata politke relativisht e qetë në komunën e Tuzit, ditët e fundit është ndezur përsëri pas ngjarjeve në seancën ee fundit të Kuvendit Komunal, në të cilën në rend të ditës ishte vendosja e bustit të Skënderbeut.

Këshilli Komunal i PDS në Tuz dy ditë më parë ka nisur zyrtarisht procedurën për përjashtimin e këshilltarëve në Kuvendin Komunal të Tuzit, Elvir Kajosheviq dhe Danijela Gjeljaj, nga të gjitha organet partiake, pasi në kundërshtim me qëndrimin e Klubit të këshilltarëve të kësaj partie, ata morën pjesë në seancë, duke siguruar kuorumin dhe shumicën e nevojshme për votimin e rendit të ditës. Nga kjo parti thuhet se pas të gjitha ngjarjeve para dhe gjatë seancës, ekziston dyshimi se këshilltarët e përmendur janë pjesë e një grupi të organizuar nën patronatin e kryetarit të komunës Nik Gjeloshaj.