Të fundit

Lajmet

PANDEMIA NË PLAVË E GUCI: Në Plavë janë dhjetë raste aktive, ndërsa në Guci tre raste

Laboratori i İnstitutit të Shëndetit Publik të Malite të Zi dhe laboratorët e tjera te autorizuara private sot i kanë bërë analizat e 1.577 mostrave , nga të cilat 425 mostra kanë rezultuar pozitive në virusin korona.

Dy raste të reja pozitive janë regjistruar në Plavë keshtuqe numri i rasteve aktive në këtë qytet për momentin eshtë dhjetë.

Nga fillimi i pandemisë në Plavë është shëruar 201 person, ndërsa. 11 kanë vdekur.

Sa i përket Gucisë, këtu janë aktive tre raste.Nga fillimi i pandemisë në Guci janë shëruar 48 persona ndërsa kanë vdekur katër.

Sipas informatave zyrtare në Mal të Zi aktualisht janë aktive 9.048 raste të prekura me koronavirus.

Lajme tjera

Lajme tjera