KONTRIBUT I ÇMUAR PËR SHTËPINË E KULTURËS NË VUTHAJ

Në vazhden e kontributeve të çmuara për vendlindjen tonë, bashkëvendësi ynë zt.Ismet Avdi Dedushaj para pak kohe ka bërë një donacion në të miren e fshatit të lindjes, respektivisht per Shtëpinë e Kulturës në Vuthaj.Ai ka dhuruar dy invertorë për ftofje e ngrohje të ambienteve të Shëpisë së Kulturës.

Vlera e këtij donacioni qe ka bërë zt.Dedushaj e ka vlerën prej 1800.00 dollarë.

Përndryshe ky nuk është donacioni i parë i tij, meqë zt.Ismet Dedushaj gjatë dekadave ka dhënë kontribute të shumta për komunitetin shqiptaro-amerikan ne shumë fusha, e pos kontributeve materiale ai ka dhënë kontribut ne luftën e fundit në Kosovë meqë ka marre pjesë drejtpërdrejtë në këtë luftë si pjesëtar i Batalionit “Atlantiku” dhe gëzon statusin e veteranit të UÇK-së.

/Plava e Gucia Sot