Luan Kukaj riemërohet drejtor i SHF “Xhafer Nikoçeviq” në Guci

Me vendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi, z. mr. Luan Kukaj është emëruar drejtor i Institucionit Publik Shkolla Fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci për një mandat të ri katërvjeçar, i cili fillon më 22 korrik 2026.

Ky riemërim përbën një vlerësim të punës, përkushtimit dhe rezultateve të deritanishme të z. Kukaj në drejtimin e institucionit, si dhe një besim të ripërtërirë për vazhdimin e zhvillimit të shkollës dhe avancimin e cilësisë së procesit edukativo-arsimor.

Kolektivi i shkollës i shpreh urimet më të sinqerta z. mr. Luan Kukajt me rastin e riemërimit, duke i dëshiruar shëndet të mirë, punë të mbarë dhe shumë suksese në realizimin e objektivave të reja. Besimi është se me dijen, përvojën dhe përkushtimin e tij do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në mirëqenien e nxënësve, të stafit arsimor dhe në zhvillimin e mëtejshëm të shkollës.

Edhe redaksia jonë i uron z. mr. Luan Kukaj riemërimin në këtë detyrë me përgjegjësi, duke i dëshiruar shëndet, mbarësi dhe suksese të vazhdueshme në mandatin e ri, në shërbim të arsimit dhe komunitetit.