Në manifestimin kulturor Ora e Maleve në Rozhajë muar pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta(foto)

Rozhajë 24 Nëntor 2018

Në ambientet Qendrës së Kulturë në Rozhajë u mbajt Manifestimi i dhjetë ( X ) jubilar kulturor “Ora e Maleve”. Ne kuadër te këtij manifestimi u kremtua edhe festa kombëtare Dita e Flamurit Kombëtar. Këtë manifestim kulturor me pjesëmarrjen e ti e nderoj edhe presidenti i Shqipërisë Z. Ilir META.  Po ashtu ne këtë manifestim kulturor muaren pjese edhe nënkryetari i Malit të Zi dhe përfaqësues te qeverise lokale.

Në Manifestim muaren  pjesë edhe ambasadorët e dy shteteve të akredituar në Mal të Zi  Z. Skënder Durmishi – Republika e Kosovës dhe Ambasadorit Ridi Kurtezi i Shqipërisë si dhe Prof Dr Naser Ferri nga familja legjendare e Plave Gucisë  dhe udhëheqës te subjekteve politike shqiptare nga Mali i Zi .

Ora poetike dhe programi artistik i ansamblit  e SHKA”Maja e Karanfilit” nga Vuthajt i dhuruan këtij manifestimi një atmosfere te shkëlqyeshme .

 

/Plava e Gucia Sot

 

/Plava e Gucia Sot