Sheshe të tëra të New Yorkut stolisen me flamuj kombëtar (foto)

New York 25 Nëntor

Në prag të festes së Flamurit përveç organizmave dhe manifestimeve te shumta që do mbahen lagje dhe sheshe të tera janë stolisur me flamuj kombëtar.

Shoqata plave-guciase Fondacioni Plavë Guci sponsoroj vendosjen e flamujve në Brooklyn NY. Kjo u be e mundur fal angazhimeve institucionale të Mark Gjonaj, zyrtar i lart në Bashkinë e New Yorkut.

Si edhe vitin e kaluar vendosjen e flamujve në Brooklyn e bënë aktivistet e palodhshëm Shkumbim Hasangjekaj dhe Shkumbim Balidemaj.

Moti i ftohet dhe me shi të furishëm gjatë tërë natës nuk i ndaloj Shkumbimet  që  me vetmohem te pa shoq malësorët tanë gjerë në mëngjes të kryejnë me vullnet dhe përkushtim të pa shoq stolisjen e shesheve të tëra me shqiponjën tonë dykrenare

Vlen për të theksuar se po ashtu edhe në Bronx është bërë vendosja e Flamujve kombëtar me angazhimin institucional të Mark Gjonaj zyrtar i lart në Bashkinë e New Yorkut.

 

Esad GJONBALAJ